Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë emisionit Click Plus në TV21, kritikoi ashpër eksponentët e BDI-së për çështjen e gjuhës shqipe. Ibrahimi deklaroi se i kishte paralajmëruar përfaqësuesit e BDI-së që të mos mashtrojnë shqiptarët duke e prezantuar gjuhën shqipe si zyrtare. Ai shtoi se ata madje “e gënjyen edhe Edi Ramën,” duke festuar për këtë si një arritje të rreme. Sipas Ibrahimit, edhe pas Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimeve kushtetuese, gjuha shqipe nuk është bërë zyrtare. Ai sqaroi se vetëm në vitin 2018 u miratua një ligj që zgjeron përdorimin e saj në institucione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *