Geni Qyra, kuadër i Alternativës dhe i koalicionit VLEN, është emëruar zyrtarisht në detyrën e Drejtorit të Postës në qytetin e Ohrit. Në një deklaratë publike, ai është zotuar se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim, përgjegjësi dhe dinjitet të plotë.

“Falënderoj Komisionin Kadrovik të VLEN-it, liderët e koalicionit, dhe në veçanti shpreh mirënjohje të thellë për Kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, Sekretarin e Përgjithshëm, Amir Elezi, si dhe Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezi, për besimin dhe mundësinë e dhënë,” deklaroi Qyra, duke nënvizuar mbështetjen që ka marrë nga partia Alternativa dhe koalicioni VLEN.

Emërimi i tij vjen si pjesë e përpjekjeve për të fuqizuar kuadrot në funksione kyçe dhe për të sjellë reforma e ndryshime të nevojshme në institucionet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *