Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të homologes së tij Elisa Spiropali.
🇲🇰🇦🇱Nder i veçantë të takoj miken dhe homologen time, znj. Elisa Spiropali, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë vizitës sime zyrtare në Tiranë. Ky takim miqësor thekson vazhdimësinë e dialogut dhe forcimin e partneritetit të palëkundur mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
🇪🇺Diskutuam mbi intesnifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërparlamentar, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral. Konfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për realizimin e prioritetit strategjik, integrimit në BE. Në këtë kontekst, përgëzova suksesin e Shqipërisë në lidhje me hapjen e grupit të parë të kapitujve në bisedimet për anëtarësim në BE, i bindur që ky hap shënon një hap vendimtar për të ardhmen e vendit dhe rajonit, ndërkaq theksova se Maqedonia e Veriut po bën përpjekjet maksimale për të tejkaluar pengesat rreth ndryshimeve kushtetuese, që të vazhdoj të hapëroj në këtë proces.
🤝U pajtuam që forcimi i bashkëpunimit brenda aleancës së NATO-s, përdorimi efikas i fondeve të BE-së dhe promovimi i projekteve infrastrukturore, janë të domosdoshme për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta për integrim, zhvillim dhe prosperitet”, ka shkruar Gashi.
     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *