Kreu i Kuvendit Afrim Gashi deklaroi se nuk do lejohet bllokimi i punës së Komisionit për Politikë Sociale pas dorëheqjes së Ilire Dautit.
Ai tha se ka të drejtë të caktojë kryesues që të vazhdojë me ligjet që do të vijnë për shqyrtim në komision.
Megjithatë, për të zgjedhur kryetar të ri të komisionit, Gashi tha se nevojitet marrëveshje politike mes partive parlamentare.























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































