“Sot, si kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese, së bashku me deputetët e Kuvendit, pata takim me një delegacion shumë anëtarësh të Gjykatës Federale Kushtetuese të Gjermanisë, të përbërë nga gjyqtarë, bashkëpunëtorë dhe ekspertë, mes të cilëve edhe Reinhard Priebe”, ka shkruar Gashi në Fejsbuk.
“Diskutuam për frymën dhe strukturën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ndryshimet e bëra në gati 33 vitet e fundit, strukturën dhe zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në vend.
Theksova gjithashtu rëndësinë e të ashtuquajturit “Pribe Report”, pra rekomandimet që përmban ai, për forcimin e funksionit kontrollues të Kuvendit, duke forcuar mbikëqyrjen parlamentare mbi shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës”, ka shpjeguar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *