Driton Sulejmani nga VLEN tha se, BDI ka tentuar ta rikthejë Nikola Gruevskin në Maqedoni përmes dy mënyrave që siç thotë, përmes faljes nga presidenti ose përmes “njerëzve të tyre në gjykata”, përcjell Tv21. Sulejmani tha se, për këtë, në mars të këtij viti ka pasur takim mes eksponentëve të BDI-së, LSDM-së dhe ish-presidenti.

“Për kthimin e Gruevskit ka patur një takim në Villa Vodno. Në këtë takim që është mbajtur në muajin mars, kanë marrë pjesë Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski, Ali Ahmeti, Bojan Mariçiq, Artan Grubi dhe Bujar Osmani.
Aliu i cili ka aq shumë nostalgji për Nikolla Gruevskin që iu ka bërë aq shumë dëm shqiptarëve, ka theksuar se ky i fundit mund të kthehet në dy mënyra, nëpërmjet faljes nga presidenti dhe nëpërmjet “njerëzve tanë” siç thonë ata në gjykata”, tha Driton Sulejmani nga VLEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *