Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka takuar sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Gashi ka shkruar se në këtë takim janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve si dhe është diskutuar për projektet e përbashkëta.
“Ishte nder i veçantë të takoj mikun tim, Kryetarin e Kuvendit të Republikës Kosovës, z. Glauk Konjufca, gjatë një takimi zyrtar në Prishtinë. Ky takim shënoi një mundësi të shkëlqyer për të konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe për të theksuar angazhimin serioz për forcimin e dialogut dypalësh dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.
Diskutuam për projektet e përbashkëta, progresin dhe sfidat me të cilat përballen vendet tona në rrugën për integrim në BE, ku theksova mbështetjen tonë të palëkundur për Kosovën në procesin e saj të integrimit në organizatat ndërkombëtare.
Faleminderova Glaukun për pritjen e ngrohtë vëllezërore, dhe shprehem angazhimin tonë të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe grupeve parlamentare”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *