
Zgjedhja e kryeministrit shqiptarë në qeverinë teknike, nuk është e mjaftueshme. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ka kohë që i kanë tejkaluar simbolikat. Për ta, sipas Afrim Gashit, nga Alternativa, qëllimi është që të jenë komb politik e jo komb teknik.
Në emisionin “Libero” me Resul Sinanin, ai thotë se nga Prishtina e Tirana mund të duket arritje e madhe për shqiptarët zgjedhja e kryeministrit shqiptyar në Maqedoni të Veriut, por është vetëm simbolike dhe nuk e përmirëson jetën e qytetarëve aspak.
“Ne pretendojmë si shqiptarë, duke qenë 30 për qind, nuk duhet të kemi dëshira për përfaqësim simbolik. Ne duhet të jemi shtetformues”, thotë Gashi.
Megjithatë, ai është i bindun së kryetari shtetit i cili zgjedhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, kësaj here në zgjedhjet presidenciale mund të ishte dhe mund të jetë shqiptar për shkak se në kampin maqedonas ka disa kandidat.
“Po të jetë vota shqiptar e unifikuar unë ju garantoj se ne do të kishim kandidatin shqiptar në raundin e dytë dhe pastaj për shkak se maqedonia është multietnike, në mes të një kandidati nacionalist dhe një kandidati shqiptar. i cili është i afërt me pjesën më liberale të maqedonëve dhe të komuniteteve të tjera mund të bëhej president”, thotë ai.
Ky do të ishet përfaqësimi më i denjë i shqiptarëve, sipas Gashit, kur e merr votën nga populli dhe e bën president shqiptarin.
“Këtë e kam thënë nga fillimi, kur e shpallëm zotin Taravari kandidat për president, i jam drejtuar zotit Ahmeti dhe votuesve të BDI-së, iu kam thënë mos nxjerrni kandidat kësaj here, hajde ti bëjm votat bashk dhe ta kemi një president shqiptar. Kjo do të dëshmonte shumë për fuqinë politke. Por, nuk ndodhi. Ata kanë nxjerr një kandidat dhe tash do ta bëjmë betejën politike edhe pse nuk është humbur beteja për raundin e dytë dhe ne jemi shumë optimist se ka gjasa reale. Unë jam i bindun se zoti Taravari jo vetëm që do ta fitoi Bujar Osmanin por do të kemi shumë gjasa reale që të jemi në raundin e dytë”, thotë Gashi me shumë bindje.
Sipas tij, Taravari është kandidat i një fryme të katër partive dhe shumë qytetarëve me një vullnet për ndryshim.