
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i pyetur për ta komentuar takimin e djeshëm në Kosovë, në mes përfaqësuesve të LSDM-së, me përfaqësues të Vetëvendosjes, tha se si duket LSDM ka problem me BDI-në, ngase atyre ju pengon kryeministri Kurti, ndërsa LSDM-ja paska nevojë për Albin Kurtin.
“Mendoj se duhet t’i sqarojnë këto dilema ata se cili është roli i VV-së në Maqedoni, pozitiv apo negativ. Kur t’i sqarojnë ata këto dilema duhet të dalin. Nuk kam asnjë problem me këtë takim. Ashtu siç ata e kanë shfaqur si takim mes partive social demokrate, le të takohen njerëzit le të bisedojnë për çfarë të duan por mos të na implikojnë neve në këtë proces ngase ne nuk jemi gomë rezerve për askënd”, tha Gashi në intervistën për TV21 nga Uashingtoni.