Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për Zhurnal ka thënë se Lidhja Europiane për Ndryshim në deklaratën e nënshkruar për bashkëpunim, ka theksuar se qëllimet e tyre janë integrimi i vendit në BE, luftimi i korrupsionit, avancimin i të drejtave të shqiptarëve si dhe ruajtja e familjes tradicionale.
“Integrimi në BE, si detyrimi i pakompromistë i vendosur, lufta kundër korrupsionit, duke e shtyrë amendamentin kushtetutes për mosvjetrimin e lëndëve të korrupsionit politik, avancimi i të drejtave etnike të shqiptarëve, duke e emërtuar me emrin e saj gjuhën tonë amtare, pastaj sundimi i ligjit, reforma në sistemin arsimor, për çka aq më shumë na bindën rezultatet e PISA-s dhe avancimi i mirëqenies ekonomike të qytetarëve, por edhe mbrojtja e familjes tradicionale, janë shtyllat e angazhimit tonë politik. Në kohën që do të jemi në pushtet, ndërsa kjo do të jetë pas 8 majit 2024, progami ynë qeveritar do të mbështetet në këto premisa, pastaj detajet do të jenë detyrë e ekipeve tona, ndërsa zbatimi do të jetë detyrim i kuadrove tona qeverisëse”, ka deklaruar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *