Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në emisionin “Agenda35”, ka deklaruar se qytetarët i kanë drejtuar sytë kah ata, ngase tek ata shohin shpresë për ndryshim, ndërsa kjo sipas tij, nënkupton që BDI të shkojë në opozitë.
“Nëse sytë janë drejtuar kah ne, janë drejtuar për shkak se njerëzit në Maqedoni shohin shpresë për ndryshim, ndërsa ndryshim nënkupton që BDI të shkojë në opozitë dhe ne ta bëjmë ndryshimin, dhe mendoj se për këtë shkak sytë janë drejtuar kah ne. Për herë të parë të gjithë partitë shqiptare opozitare janë bashkuar për të bërë një ndryshim, rotacion demokratik pas 20 viteve. Ne tejkaluam egot tona, gjitha problemet që i kishim mes vete, për shkak se vlerësojmë se interesi i qytetarëve dhe shtetit është më me rëndësi sesa interesat tona personale dhe partiake. Për këtë shkak jemi më optimist se koha po afron, do të hyjmë në fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe më pas parlamentare dhe jam shumë optimist dhe i bindur se më 8 maj do të festojmë të gjithë së bashku. Mendoj se të gjithë do të jenë të gëzuar për shkak se do të mbyllim një kapitull dhe do të hapim një kapitull të re e cila do të sjellë shpresë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *