Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga Uashingtonin ka deklaruar se mesazhi kryesor i LEN-it, se ata si opozitë shqiptare e cila nesër do të vijë në pushtet do ta thellojë bashkëpunimin me SHBA-në dhe do të përkushtohet në rrugën evropiane që është qëllim i përbashkët strategjik i shqiptarëve i RMV-së dhe SHBA-së.
Sa i përket listës së zezë së SHBA-së, Gashi tha se kjo i takon institucioneve të SHBA-së, ndërsa i padyshimtë dhe i pa dilema është angazhimi i SHBA-së për luftën kundër korrupsionit.
“Andaj edhe ne edhe SHBA jemi të përkushtuar në këtë betejë që sa më shpejtë ta thellojmë këtë betejë, këtë luftë njerëzit që janë të korruptuar në masa shumë të thella e të rënda e që kanë peshë politike do të duhet të largohen nga skena politike dhe duhet që skena politike të lirohet nga ndikimi i tyre për shkak se kjo është mënyra më e mirë se si interesat e ndryshme ruso-serbe e shtrijnë ndikimin në vendin tonë”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *