Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka shprehur respektin në librin e ngushëllimeve për ish-presidentin amerikan Jimmy Carter i cili vdiq ditë më parë.
Postimi i plotë i Gashit:
Në nderim të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, i cili ndërroi jetë ditë më parë, isha i pranishëm në ambasadën e SHBA-ve në Shkup, ku nënshkrova në librin e ngushëllimeve për të shprehur respektin dhe vlerësimin e thellë për udhëheqjen e tij. Në këtë rast, shpreha ngushëllimet e mia, si dhe mirënjohjen për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.