Kryeparlamentari Afrim Gashi ka takuar sot studentët e Institutit të Sigurisë nga Fakulteti Filozofik.

“Diskutuam mbi rolin e Kuvendit, Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, si dhe aktorëve të tjerë në çështjet e mbrojtjes”, njoftoi Kryetari i Kuvendit.

Kryetari Gashi u tha studentëve se kuadrot e kualifikuara janë kyç për sigurinë kombëtare.

“Theksova se kuadrot e kualifikuara janë kyç për forcimin e sigurisë kombëtare, prandaj i inkurajova studentët të ndjekin me përkushtim dhe atdhedashuri aspiratat e tyre profesionale, që të kontribojnë në paqen dhe sigurinë e vendit”, publikoi Gashi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *