Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për televizionin TV24 tha se vullneti për ndryshim dhe zëri i popullit e udhëheq partinë në këtë proces. Ai thotë se BDI e ka robëruar shteti. Sipas tij, në këto zgjedhje, prioritet do të jetë që të hiqet BDI nga pushteti për shkak se është metastazuar në shtet.
Gashi thotë se në këto zgjedhje prioritet do të jetë që të hiqet BD
“Në vet partitë ka probleme me listat. Tani nuk është koha për zgjidhje e karrierës politike të ndonjë politikane. Po flasim për proces historik i cili nuk guxon të rrezikohet për shkak dëshirave të dikujt. Nuk dëshirojmë askush të jetë i nënçmuar. Prioritet e kemi që ta largojmë BDI-në nga pushteti. Ne u dakorduam që ta bartim përgjegjësinë e zgjedhjeve. A do të ketë fitore apo jo, kjo është pyetja. Duhet tërë kapacitetin tonë politik ta investojmë në zgjedhje, ta kyçim fellën intelektuale dhe organizatat joqeveritare. U bëj thirrje maqedonasve të votojnë për ne, ngase në vitin 2016 shumë shqiptar votuan për largimin e Gruevskit, ndërsa atëherë opozita shqiptare nuk ishte e bashkuar”, ka deklaruar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *