Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi tha se dje dorëheqje nga partia kanë ofruar disa persona të cilët më një gjatë kohë nuk janë pjesë e partisë. Ai tha se ky veprim i tyre është në prag të zgjedhjeve që do të mbahen, ku po formohen dy blloqe në kampin politik shqiptarë.
“Unë mund të flas vetëm për anëtarë të Alternativës. Por në parim duhet të dihet një send. Në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme po e shihni se bëhet fjalë për dy blloqe në kampin politik shqiptarë. Secili qytetarë secili aktivist e ka të drejtën e vet të zgjedh të jetë me kampin opozitar apo me kampin e shumicës. Prandaj nuk dua të paragjykoj askënd, gjitha lëvizjet që do bëhen prej tash e deri në zgjedhje do jenë vetëm në këtë funksion. Ai që dëshiron të jetë me opozitën dhe donë ndryshimin vjen te ne, ai që dëshiron të qëndroj dhe të vazhdoj ky pushtet i këtillë i korruptuar me gjithë këto standardet që janë vështirësu për qytetarët do të shkojnë atje. Në këtë frymë e shoh edhe lëvizjen e djeshme”, deklaroi Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *