Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nga hapja e shtabit të VLEN-it, në Likovë, deklaroi se është e pashmangshme që me 8 maj pas zgjedhjeve, kush do që do të jetë fitues në kampin maqedonas, përballë tyre do ta ketë vetëm VLEN-in.
“Nuk mund të jetë dikush tjetër për shkak se vetëm ne jemi përfaqësuesit e shqiptarëve. Por, dua të them se na duhet një angazhim jashtëzakonisht shumë i madh, sidomos deri më 24 prill. Ne nuk duhet ta mendojmë 8 majin, për ne është një qëllim, një barrierë, më 24 prill duhet ta qojmë Arben Taravarin në raundin e dytë”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Gashi tha se pas fitores më 24 prill do të jetë shumë më e lehtë për shkak se shumë njerëz do të dëshirojnë t’i bashkëngjiten VLEN-it.
“Është shumë me rendësi që numri i deputetëve të jetë mbi 20. Kjo na jep fuqi të madhe politike në tavolinën e negociatave për formimin e qeverisë. Kjo na duhet për ta ndryshuar kushtetutën, për ta hek 20%…”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *