Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka paralajmëruar se Lidhja Europiane për Ndryshim mund të bojkotoj punën e kuvendit, nëse deri më 31 janar nuk zgjidhet anëtari i ri i KSHZ-së nga radhët e tyre.
Gashi gjatë takimit për fundvit me gazetarët, u shpreh se përpos bojkotit ata do të ndërmarrin edhe masa më radikale në rast se ju mohohet e drejta për të patur përfaqësuesin e tyre në KSHZ.
“Nëse shumica nuk e voton anëtarin e KSHZ-së, që ne e kemi propozuar dhe që na takon me ligj ne do ta bojkotojmë parlamentin. Andaj nuk bëhet fjalë se ne çfarë do bëjmë ne parlament pas 1 janarit, është shumë me rëndësi ta kuptojë shumica edhe faktori ndërkombëtar edhe qytetarët që nuk guxojnë të luajnë me anëtarin e KSHZ-së dhe me procesin zgjedhor. Për shkak se kështu thyhet principi bazë i zgjedhjeve të barabarta dhe fer. Pa KSHZ-në e kompletuar nuk ka zgjedhje fer dhe demokratike. Andaj ne nuk do të marrim pjesë në atë parlament i cili nuk e voton anëtarin e KSHZ-së dhe jemi të gatshëm edhe për masa tjera radikale të cilat do t’i shqyrtojmë pasi të konstatojmë se nuk është respektuar ky ultimatum i yni”, ka deklaruar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *