Ka shkaktuar shumë diskutime në opinion, vendimi i ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për të emëruar Viktor Dimovskin si ambasador në Paris. Kjo për arsye të kaluarës së Dimovskit, për të cilën egziston edhe raport i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili raport Dimovskin e cilëson si “spiun jugosllav”.
Mes tjerash për të thuhet de Serbia e mban në xhep dhe i cili është me përvojë të gjatë pune në Beograd dhe shquhet për qëndrimet pro serbe. Në raport po ashtu qëndron se SHBA këtë njeri e monitoron nga afër.
Gjithsesi se bëhet fjalë për një figurë shumë diskutabile dhe është e çuditshme se si Bujar Osmani ka vendosur ta dërgoj në një mision aq të rëndësishëm siç është Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *