Drejtori i Postës Orhan Kurtishi ka postuar fotografi që dëshmojnë gjendjen e mjerueshme në të cilën punojnë të punësuarit e Postës.
“Mirëmëngjesi nga Pushteti 20 Vjeçar Europian i BDI-së
Pas njëzet vjetësh nën udhëheqjen e BDI-së, punëtorët e Postës së Maqedonisë që çdo ditë përballen me një realitet të hidhur. Me pagat e ulta dhe kushtet e vështira, ata kanë mësuar artin e mbijetesës, ndërsa liderët e BDI-së shijonin luksin e zyrave të tyre.
Infrastruktura e Postës, e lënë pas dore, ngjan si një muze i pajisjeve të vjetra, ku çdo ditë punëtorët kalojnë një provim të durimit. Ndërsa BDI e kishte modernizimin në agjendë, realiteti tregon se zhvillimi është në listën e pritjes.
Pavarësisht premtimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës, BDI duket se preferon ta mbajë situatën në errësirë, si një skenë e një filmi të dështuar. Pas njëzet vjetësh, punëtorët janë bërë ekspertë në menaxhimin e mungesës, ndërsa BDI mburret me “arritjet” e saj.
Nëse ky është modeli i suksesit që ata promovojnë, atëherë suksese !”, ka shkruar Kurtishi.