
Në vijim është pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve për muajin tetor
Ka filluar pagesa e të drejtave sociale, fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Nga MPPS-ja theksojnë se shfrytëzuesit e të drejtave monetare që kanë kartelë debiti do të mund të tërheqin para nga bankomatët e bankave, mjetet t’i përdorin për pagesa pa para në rrjetin e shitjes ose përmes bankingut elektronik dhe celular.