Qeveria zgjodhi në një seancë të mbyllur përbërjen e re të Komisionit të përbashkët për Çështje Historike me Bullgarinë.

Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi ndryshimin e kuadrit megjithatë nuk konfirmoi emrat sepse i konsideron akoma si informacion i klasifikuar. Por, jozyrtarisht, tashmë emrat janë publikuar.

Kryetar është emëruar Vanço Gjorgjiev, profesor në Fakultetin e Historisë në Shkup.

Gjorgjiev kishte qenë anëtar i komisionit, por është larguar në vitin 2021 me pretendimin se ka pasur presione politike në funksionimin e tij. Në komisionin e ri nuk ka vend për kreun e deritanishëm Dragi Gjorgjiev, të cilin kryeministri Hristijan Mickoski e akuzoi se nuk i ka mbrojtur mjaftueshëm interesat kombëtare.

Në përbërjen e re të komisionit është edhe historiani Aleksandar Litovski, i cili po ashtu ka qenë anëtar i komisionit historik në periudhën 2018-2020.

Anëtarë të tjerë të komisionit janë: Mitko Panov, historian nga Instituti i Historisë Kombëtare; Nikolla Minov, profesor i historisë në Fakultetin Filozofik; Sasho Dodevski, asistent profesor titullar nga Instituti i Historisë i Fakultetit Filozofik; Besnik Emini, historian nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve; dhe Dimitar Llorovski, historian, i punësuar në Institutin e Historisë Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *