Po vazhdon të rritet përkrahja për Lidhjen Europiane për Ndryshim. Edhe pse flitej se Vetëvendosja do të veproj si subjekt më vete në Maqedoninë e Veriut, megjithatë, bashkimi i opozitës shqiptare, konkretisht i partive, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Lëvizja Besa, ka bërë që drejtuesit e VV-së me në krye kryeministrin Albin Kurti të japin mbështetjen e tyre të pa rezervë LEN-it, me qëllim mposhtjen e BDI-së.
Gjatë ditës së sotme në hapjen e zyrave të përbashkëta të LEN-it, përfaqësuesi i VV-së për Maqedoni, Bekim Qoku është shprehur se ata do të jenë partia e katërt e kësaj lidhje.
“Unë sot jam këtu për të iniciuar bashkëpunimin tonë si Lëvizja Vetëvendosje, një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni tashmë të etabluar këtu, për të sjellë ndryshimin e munguar tash e 20 vjet që realizohet përmes të këtij regjimi që është në RMV. Vetëvendosja natyrisht që nuk mund të rrijë duarkryq”, theksoi mes tjerash Qoku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *