
Dy persona nga Koaova kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur në aksin Milot-Morinë këtë të mërkurë.
Aksidenti ku mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë, ka ndodhur në tunelin e Klaimashit dhe në të kanë qenë të përfshira dy makina dhe një autobot.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës, raporton TCH
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Policisë.