Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani, ka akuzuar ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshin, për përhapje të pavërtetave lidhur me organizimin e festimeve për Ditën e Flamurit në Kumanovë.

“Dje në Kumanovë u shënua festa e Ditës së Flamurit, ku manifestimi qendror u mbajt në sheshin e qytetit dhe ishte i financuar nga Këshilli Komunal i Kumanovës,” deklaroi Sulejmani. Ai shtoi se festa u shënua në të gjitha qytetet me popullsi shqiptare si asnjëherë më parë.

Në fund, Sulejmani tha se “gënjeshtrat nuk do të kalojnë,” duke kritikuar Bekteshin për deklaratat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *