Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu, ka reaguar ndaj BDI-së duke vënë në dukje numrat e regjistrimit në vitin 2021, të cilat zbuluan se mbi 66% e qytetarëve që e kanë braktisur vendin janë shqiptarë.
“Vallë kush ishte në qeveri në 2021 kur edhe u bë regjistrimi i popullatës në vend!? Po për 85 000 banorë më pakë vetëm në vendbanimet shiptare me regjistrimin e 2021, kush duhet të mbaj përgjegjësi?? Kush i’a mundësoj diasporës regjistrimin online dhe pse nuk reaguat kur nuk u regjistruan si rezident!?”, shkruan deputetja Saliu.
Në reagimin e saj, deputetja thotë se BDI-ja lejoi që shqiptarët të klasifikohen në rezidentë dhe jorezidentë, ndërsa nuk reagoi aspak gjatë regjistrimit.
“Nga 05 deri 30 shtator 2021 ku ishte BDI të jetë kaq e zëshme sa sot, pse nuk u shqetsua kur nga 258.932 persona jorezident 66.63% ishin shqiptar!? ps: aman, kur të dilni me pres konferenca, ndryshoni pak tekstet se keni filluar copy paste edhe ato ti bëni”, publikoi deputetja Saliu.