Deputetja e Alternativës, Safije Shaini Sadiki nga Kuvendit ka deklaruar se ka një sabotim nga kryetari i Kuvendit për zbatimin e Kodit Zgjedhor.
Ajo ka thënë se në mbledhjen e fundit koordinues që ka patur me kryetarin e Kuvendit ka shtruar çështjen e anëtarit të KSH-zë, ndërsa kryetari i Kuvendit është arsyetuar se Komisioni për Mandate dhe Emërime nuk ka marrë raport nga shërbimet pas mbylljes së konkursit.
“Është e qartë se këtu ka sabotim, sepse po të kishte qenë puna që ai anëtar i KSHZ-së të ishte nga pushteti, shërbimet do të ishin detyruar t’jua sjellin që ditën kur është mbyllë konkursi, por unë dua t’ju pyes publikisht se kur do të shkoni ta merrni raportin nga shërbimet apo, më saktë, pse nuk e kërkoni këtë raport? A ka nevojë të shkoj t’jua sjell unë? Veç mos sabotoni më!, ka thënë deputetja Safije Shaini Sadiki.
Ajo ka shtuar se nëse pushteti dëshiron që opozita shqiptar t’i bojkotojë zgjedhjet atëherë ka forma tjera se si të arrihet kjo.
“Por nuk e kuptoj si mund të diskutoni për zgjedhjet e ardhshme kur Komisioni Shtetëror Zgjedhor është i pakompletuar. Për informacionin tuaj dhe të opinionit, më 16 nëntor është mbyllur konkursi, ndërsa sot jemi 1 dhjetor dhe ju nuk e keni marrë raportin nga shërbimet e Kuvendit. Sabotimi është i qartë, si edhe synimi për manipulimin e procesit zgjedhor. E qartë është edhe frika që i ka hyrë këtij pushteti nga humbja, por për frikën akoma nuk është zbuluar ilaç”, ka deklaruar deputetja e AAA-së, Sadiki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *