
Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë së NATO-s dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Havier Kolomina, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Temat e takimit do të jenë sfidat aktuale të sigurisë, me fokus në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në kontekst të agresionit ushtarak rus, si dhe situatën komplekse në Lindjen e Mesme.