BDI pothuajse ka zyrtarizuar bartësit e listave në njësitë zgjedhore. Ajo që mund të vërehet është se në Njësinë Zgjedhore numër 1, Ahmeti ka vendosur që garojë me një kuadër nga Saraji, pra me Blerim Bexhetin, si dhe me doktorin Ilir Hasani, i cili, çuditërisht është gjetur në zonën zgjedhore numër 1 dhe jo në 2, për shkak se siç dihet ai me prejardhje është nga Kumanova.
Sidoqoftë një vendim i tillë i Ahmetit, ka ngjallur shumë pakënaqësi brenda degës së BDI-së në Çair.
Burimet e portalit tonë mësojnë se ky vendim i Ali Ahmetit do ta vështirësojë punën në teren për të grumbulluar vota, kur dihet se nga ana tjetër VLEN do ketë bartës Izet Mexhiti dhe Bekim Salin, që të dytë nga Çairi.
Pakënaqësia është se dy figurat e Bexhetit dhe mjekut Hasani, janë të zbehta dhe jo shumë tërheqëse për banorët e Çairit, ku numri i votuesve është shumë i madh.
Madje, sipas informacioneve, Ahmetit i është dhënë ultimatum që të mendojë mirë deri në momentin e fundit për të ndryshuar renditjen, në të kundërtën është paralajmëruar se do ketë bojkot, nga disa figura të fuqishme të BDI-së në Çair.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *