
Në takimin paraprak të OSBE-së, të mbajtur nën patronatin e ministrit të jashtëm të Polonisë, Llavrovit nuk iu lejua të merrte pjesë, si masë evropiane kundër invasionit të Rusisë mbi Ukrainën.
Bujar Osmani, ministër maqedonas i punëve të jashtme, me gjasë nuk guxoi të organizojë një event të tillë oaq të rëndësishëm. Përkundër sanksioneve evropiane e botërore kundër Rusisë, Bujar Osmani, e nderon Llavrovin me ftesë të ngrohtë, ndërsa i iriton me refuzim të pjesëmarrjes Ukrainën si dhe Shtetet Balltike! A do të ketë edhe iritime të tjera diplomatike e politike? Për këto nuk lodhet Buci, vetëm t’i plotësohet ëndërra që ta tokë njëherë me Llavrovin moskovit.