Deputeti i koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, ka marrë pjesë sot në një aktivitet të veçantë me nxënësit e shkollave të mesme. Përmes një postimi në Facebook, ai ndau përvojën e tij nga një simulim i procedurave parlamentare dhe debateve, ku nxënësit patën mundësinë të marrin rolin e deputetëve dhe të përfshihen në diskutime të ndryshme.
Sali theksoi se mbeti i impresionuar nga niveli i lartë i ndërgjegjësimit publik dhe aftësia e të rinjve për t’u përfshirë në debate të rëndësishme. Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë e nxënësve për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të shkëmbyer ide.
“Këto momente më japin shpresë për brezin tonë të ardhshëm,” shkroi deputeti Sali, duke inkurajuar të rinjtë që të vazhdojnë punën e tyre të shkëlqyer si udhëheqës të ardhshëm.