Lidhur me largimin e Frontit Evropian nga kuvendi në momentin kur pika e rendit të ditës ishte votimi i kryetarit të Kuvendit, Bekim Sali, kryetar i Alternativës, tha se duke e ditur profilin e zotri Gashit, dhe akuzat që u hodhën atë ditë nga deputetët e Levicës, u deshtë që deputetët e Frontit të qëndrojnë dhe të japin votën e tyre për Afrim Gashin.
Sipas tij me fjalorë destabilizues nuk mund të arrihet deri tek ndryshimet kushtetues dhe të integrohemi në BE dhe nuk luftohet Rusia siç kanë thënë ata, pra Fronti Evropian.
Dallimi nga viti 2017, kur deputetët e Lëvizjes BESA, aso kohe nuk e votuan Talat Xhaferin, sipas Salit, është se atë kohë deputetët e BESËS qëndruan në sallë në momentin e votimit.
“Kjo dëshmon se e pranojnë si të tillë por nuk e votojnë një kandidat të cilin nuk e shohin si të duhurin, dhe ne jemi dëshmitarë të shumë mbledhjeve të cilat u transformuan nga një dhomë e madhe ku duhet debatur për të ardhmen e vendit u shndërruan në një luftë verbale me Apasievin, dhe këto debate që i zhvillonin ne mendojmë se ishin të qëllimshme për të ngritur rejtingun edhe të Levicës por edhe pozitën personale të Xhaferit si një luftëtar që nuk ja le fjalën Apasievit”, deklaroi Sali në emisionin Zoom në TVM2.
Sali tha se veprimi i Frontit Evropian për të ikur nga salla e kuvendit dhe për të mos e votuar Afrim Gashin tregon për një joseriozitet politik dhe një koordinim me Levicën, e cila sipas tij, tentoi me çdo kusht ta prish disponimin e asaj dite.
“Por fatmirësisht gjithçka që ishte e duhur u bë dhe Afrim Gashi u zgjodh kryetari i ri i parlamentit”, tha Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *