Behar Emini, sot edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e Drejtorit të Fondit për Sigurimin e Depozitave.
Të nderuar qytetarë, aktivistë dhe votues të koalicionit VLEN,
Sot, me krenari dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, pranova zyrtarisht detyrën si Drejtor i Fondit për Sigurimin e Depozitave nga drejtori paraprak, z. Amir Shabani. Ky është një moment i rëndësishëm për mua, dhe një sfidë që e pranoj me vendosmëri të plotë për t’u shërbyer qytetarëve tanë me përgjegjësi, nder dhe përkushtim.
Jam i përkushtuar që ta udhëheq këtë institucion me integritet dhe transparencë, për të siguruar një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm financiar për të gjithë qytetarët.
Na priftë e mbara në këtë rrugëtim të ri drejt arritjeve dhe sukseseve të përbashkëta!, ka shkruar Emini.