
Barcelona e ka mposhtur minimalisht Osasunan të mërkurën.
Ajo triumfoi me rezultat 1-0 në shtëpi, nëpërmjet golit të Vitor Roque, që realizoi me kokë në minutën e 61-të.
Goli erdhi pas një aksioni të shpejtë në zonën e kundërshtarit.
Me këtë fitore, Barcelona renditet e treta në La Liga me 47 pikë, e Osasuna e 12-ta me 26 sosh.
Në krye të tabelës gjendet Girona me 55 pikë, një më shumë se Real Madridi që renditet i dyti me një ndeshje më pak të zhvilluar.