Përcaktimi I Arben Taravarit që në zgjedhjet e 8 majit ASH të shkojë në koalicion me opozitën shqiptare ka trazuar ujërat në këtë parti. Pas prononcimit të Taravarit, reagoi edhe Ziadin Sela duke e cilësuar veprimin e Taravarit se akt qyqar dhe që dëmton partinë.
Ajo që bie në sy është fakti se ky postim i Selës ka gjetur mbështetje e zvkryeministrit Artan Grubi i cili e ka pëlqyer shkrimin e ish kryetarit të ASH-së.
Grubi dhe Ali Ahmeti kanë insistuar deri në fund që ASH të shkojë së bashku me ta në zgjedhje por që kanë mbetur të zhgënjyer nga përcaktimi i Taravarit për t’ju bashkuar opozitës shqiptare, veprim ky, që sipas njohësve të rrethanave politike, i jep fitoren e sigurt opozitës, duke dërguar kështu BDI-në në opozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *