
Me këngë dhe çifteli dhe një përshkrim për t’ia uruar ditëlindjen e 65-të. Këtë kishte zgjedhur zv/kryeministri Artan Grubi për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti i cili sot feston datëlindjen e tij.
Që moti kohë dihet se në BDI figura kryesore është bërë Artan Grubi dhe se vendimet kryesore në parti merren nga ai. Kjo u pa edhe gjatë përçarjes së partisë kur Ahmeti zgjodhi të mbajë ngatë vetes Grubin dhe jo të dëgjojë zërin e shumicës brenda partisë të cilët kërkonin shkarkimin e tij.
Artan Grubi vazhdon edhe të dirigjojë të gjitha lëvizjet që bëhen brenda BDI-së, duke bërë që zëri i Ali Ahmetit të jetë minor dhe i pavlefshëm.
Me një fjalë ajo që mund të thuhet dhe që është fakt është se Artan Grubi e ka pensionuar Ali Ahmetin.