Në vitin 2018, në gazetën greke Katimerini të datës 20 qershor, Artan Grubi, i cili këtyre ditëve ka shkuar në Turqi, e fyen rëndë Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Ai në një deklaratë për këtë gazetë, përmes gazetares së njohur shqiptare që e mbështet organizatën terroriste FETO, Arbana Xhara, duke folur në emër të BDI-së, thotë se “ndikimi i qeverisë aktuale turke në rrethanat politike në Maqedoni është padyshim serioz dhe i pranishëm.”
Shqetësimi më i madh i Grubit, siç shprehet ai vet është se “Erdogani e arrin këtë përmes ndihmës financiare nga qeveria, shkëmbimeve kulturore [dhe] duke shërbyer si model frymëzimi për partitë politike dhe politikanët, siç është subjekti i sapokrijuar Besa”.
Ai ka nënvizuar se BDI nuk do të lejojë që ndonjë ndikim margjinal t’i largojë ata nga rruga e tyre e projektuar për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Në vijim ja edhe linku i gazetës greke:
https://www.ekathimerini.com/opinion/229825/erdogan-s-trojan-horse-in-fyrom/

(alfax.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *