
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, ka njoftuar se në vazhdën e personave të cilët po i shprehin përkrahje atij në këto zgjedhje, janë edhe dy persona shumë të njohur të vendit tonë.
Bëhet fjalë për djalin e Arbën Xhaferit, Ilir Xhaferi, si dhe Feta Halimit.
“Jam i lumtur që sot publikisht të kem mbështetjen e Ilir Xhaferit, djalin e mikut tim të paharruar dhe Udhëheqësit Tonë Shpirtëror dhe Ideologjik Arbën Xhaferi!
Po ashtu jam i lumtur që me ne është edhe Feta Halimi, miku besnik që nuk ndërron dhe nuk harron.
NDRYSHIMI FILLOI!”, ka shkruar Taravari.
Ndryshe Arben Taravari, sot shpalosi edhe programin e tij presidencial i cili bazohet në katër shtylla, Maqedonia e Veriut e integrintegruar në rajon dhe Evropë, Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë, shteti i së drejtës dhe demokracia konsensuale.