Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev në intervistë për “Slloboden Peçat” ka deklaruar se në opozitë mbeten tani ata, “Marskistë- leninistët së bashku me BDI-në.
Sipas tij, Ahmeti ka bërë gabim serioz për herë të parë.
“Deri tani ka luajtur në mënyrë maestrale me politikanët tonë të papjekur. Gabimi është se 9 nga deputetët e tij ua dha partnerëve të koalicionit. Ka humbur edhe një deputetët, ndërsa një pjesë e atyre që i ka do të blihen”, tha Apasiev, duke shtuar se përbërjen e deputetëve e ka në moshë dhe se nuk ka kush do ta udhëheq grupin parlamentar.
Apasiev ka folur edhe për ata që shkojnë në opozitë dhe vijnë në pushtet.
“Mirë është për shtetin BDI të shkojnë në opozitë, por këta që vijnë janë më të këqij”, ka thënë Apasiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *