
Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur edhe dëshirën e tyre për ta mbajtur unik VLEN-in.
Sipas tij, vet fakti se oferta favorizon ASH-në dhe Taravarin flet për dëshirën tonë që ta mbajmë unik VLEN-in.
“ Vet fakti që në ofertën tonë favorizon ASH-në dhe Taravarin në këtë rast flet shumë për dëshirën tonë që ta mbajmë unik VLEN-in. Sepse, nuk është e vërtetë që ne vetëm kemi një dakordancë në mesin e tre liderëve. Ne e kemi bërë atë ofertë që të jetë e bindur edhe votuesi dhe anëtarësia e ASH-së dhe VLEN-it se ka bazë të mirë për negociata. E vetmja gjë që duhet të determinohet dhe përjashtohet është që ASH-ja e Taravarit të mos bisedojnë me BDI-në”, deklaroi Elezi.