
Në sallën e madhe të ish komitetit në qytetin e Kumanovës, para kumanovarëve u prezantua projekti i shkollës gjimnazi “Sami Frashri” dhe shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni”, nën organizimin e Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Këshilltari komunal i Alternativës, Driton Sulejmani, tha se kjo ditë është historike për qytetin e Kumanovës. Sipas tij, po i jepet zgjidhje një problematike 20 vjeçare në të cilën nxënësit e gjimnazit Sami Frashëri dhe paraleleve të gjuhës shqipe të shkollës së mesme teknike Nace Bugjoni u detyruan që procesin edukativo-arsimor ta zhvillojnë në kushte jodekuate.
“Ky ka qenë premtimi jonë kryesorë parazgjedhorë dhe prioritet i qeverisjes tonë në këshillin komunal. Faleminderim për gjithë ata që kontribuan që dokumentacioni projektues dhe leja e ndërtimit të bëhet realitet. Shpresojmë që ministria e arsimit ta merr me seriozitet këtë punë dhe sa më shpejtë të përfundojë ndërtimi i objektit “, ka deklaruar Sulejmani.
Look at this post on Facebook https://www.facebook.com/share/p/U6Z67JokH18HXJaP/?mibextid=K8Wfd2