Banorët e Norovës nuk e dinin se kishin fqinj ish kryeministrin Nikolla Gruevskin. Pas daljes në opinion të thirrjes nga Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar që këto pronat e tij të nxirren në ankand, ALSAT shkoi të shihte nga afër njërën nga këto prona, e cila për kureshtjen tonë, ishte në një fshat të vogël të Krushevës, Norovë, madje, edhe me shumicë shqiptare. I pyetëm banorët, por ata nuk dinin që Gruevskin do të bëhej fqinji i tyre i ri.
“Jo nuk jam i njoftuar, sikur ta dija menjëherë do të tregoja. D.m.th nuk kishin informata se Gruevksin e kishit fqinj? Jo, nuk kam informata sepse menjëherë do të tregoja.
Në pjesën këndej janë disa parcela të cilat u janë konfiskuar, ju si banor i Norovës a keni informata për këtë?
“Jo nuk kam informata, deri sot nuk kam dëgjuar. Disa thonin se ka por se të kujt janë nuk e di”.
“Para disa viteve, apo para 6-7 viteve u hapën disa parcela këtu. Në atë kohë në pushtet ishte partia VMRO. Kishte parcela edhe Gruevski edhe Mijallkovi, komplet kreu i VMRO-së. Saktë se ku nuk e di, por e di se i bënin gati, filluan disa punime por me rënien e tyre nga pushteti ato mbetën pa përfunduar”.
“Ndër pronat e koksifikuara të kryeministrit Nikolla Gruevski është edhe një parcelë ndërtimi në fshatin Norovë të Komunës së Krushevës. Por, se ku gjendet kjo parcelë erdhëm të kërkojmë informata te komuna e Krushevës. Vlen të theksohet se fshati Norovë është i banuar me 800 shqiptar të cilët deri tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet kjo parcelë”, raporton Avni Tahiri, gazetar.
Sipas kreut të Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, Gruevski në Nerovë ka pasur 20 prona, 18 prej të cilat kishin kaluar në pronësi të personave të tjerë ndërsa dy të tjerë në emër të kumbarit të tij.
“Këto 20 parcela sipas informatave që posedojë Nikolla Gruevski i ka dhënë urdhër udhëheqësisë së asaj kohe që të gjitha ti shiten të afërmeve të tij”, u shpreh Tome Hristoski, kryetar i Krushevës.
Këto parcela sipas kryetarit të komunës kanë qenë të destinuara për synime turistike. Hristoski pret që nëse qeveria e shikon të arsyeshme, paratë ose toka t’i rikthehet komunës. Sipas vëzhgimit tonë dhe të dhënave që siguruam, duket e Gruevski ka investuar rreth 500 mijë uro vetëm për infrastrukturë, për të siguruar qasjen te parcelat.
“Sipas numrit të parcelave këto janë dy parcelat që Nikolla Gruevski apo ish kryeministri në arrati i ka pasur në pronë të kumbarit të tij por që nëse do të realizohej plani i tij këto parcela do të kishin pamje kaq të bukur të Krushevës”, raporton Avni Tahiri, gazetar./Alsat.mk