Kryetari i BDI-së,Ali Ahmeti ka njoftuar se BDI nga Mateçi, komuna e Likovës, ka filluar mbledhjet me degët partiake.
“Folëm për Europën, për vetingun, për legjitimitetin, për të ardhmen.
Në popull ndjej shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërsimit që po ju bëhet shqiptarëve çdo ditë dhe tentativës për ti rikthyer politikat millosheviqiane të shqiptarëve “të ndershëm”, preferencial të pushtetit të cilët verbësisht i shërbejnë patronit të tyre.
Populli është kundër këtij nënçmimi dhe sonte foli zëshëm në kundërshtim të politikave që cënojnë barazinë dhe të arriturat si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit si dhe ato që na largojnë nga Europa”, ka shkruar Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *