
Në emisionin e Euronews Albania, ku të ftuar kanë qenë liderët e tre partive opozitare shqiptare, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi, ky i fundit, deklaroi se opozita shqiptarë për herë të parë po bashkohet, ndërsa ky bashkim sipas tij, bëhet për të sjellë ndryshimin e madh tek shqiptarët, në të gjitha fushat.
“Ne rotacionin politikë nuk e kërkojmë vetëm sa për të bërë ndryshimin, sa për të thënë iku njëri dhe erdhi tjetri por ne mendojmë se mund të sjellim avancim të çështjes shqiptare në kuptimin juridiko kushtetues, kuptimin infrastrukturor e arsimor, kulturor etj.
Ne jemi duke punuar këto ditë, besoj brenda javës tjetër do dalim me një emër të përbashkët koalicioni, do formojmë një grup pune që do punojë për përpilimin e një programi që do të ofroj një ofertë reale e konkrete”, ka deklaruar Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.