Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka njoftuar se në vazhdën e takimeve të cilat është duke i zhvilluar në vendet e BE-së, është takuar edhe me zv/kryetarin e komunës së Molenbekut në Brukesl, Ahmet Gjana.
Gashi ka shkruar se Gjana mbetet një zë i fuqishëm i cili kujdeset për diasporën shqiptare në Belgjikë.
“Sot në Bruksel pata nderin të takoj zotëri Ahmet Gjana, i cili duke qenë zëvëndës krytear i Komunës së Molenbekut në Bruksel, në mënyrë aktive dhe të vazhdueshme vazhdon të jetë një zë i fuqishëm i cili kujdeset që diaspora shqiptare në Belgjikë të jetë mirë e organizuar dhe e përfaqësuar në institucionet belge. Personalisht e falënderova zotëri Gjanan për rolin e tij, por edhe të diasporës në përgjithësi e cila në vazhdimësi ka kultivuar raporte shumë të afërta me vendlindjen, duke qenë pjesë integrale e duke marrë pjesë aktive në ruajtjen e interesit dhe vlerave kombëtare”, ka shkruar kryetari i AAA-së, Afrim Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *