
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Agenda 35”, ka deklaruar se ata së shpejti do të dalin me program konkret para qytetarëve për të kërkuar votën e tyre dhe për të bërë ndryshimin e shumë pritur.
“Për këtë shkak mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që të shkaktojmë ndryshim. Unë mendoj se qytetarët këtë e dëshirojnë e presin, dëshirojnë të na shohin të bashkuar, ne këtë po e ofrojmë. Ofrojmë edhe program të mirë, tani më do fillojmë të flasim vetëm për zgjidhjet tona. Nuk dëshirojmë të flasim se çka është BDI dhe çka kanë bërë ata, sepse mendoj se këtë e kanë të qartë të gjithë qytetarët. Është shumë me rëndësi të kemi ofertën tonë e cila do të jetë e analizuar mirë. Ne tani më punojmë edhe si parti edhe si koalicion në program konkret me të cilin do të dalim para qytetarëve të kërkojmë votat e tyre të jenë për ata ndryshime”, ka deklaruar Gashi.