Për herë të parë në kampin politik shqiptar tre parti politik shqiptar tre parti politike shqiptare kanë bërë bashkë në opozitë dhe kanë dalë dhe nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të garuar bashkë. Kështu tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “Breaking” në Top Channel, ku shtoi se sipas tij ky është një moment i ri dhe shumë i mirë r shqiptarët.
“Ne kemi tejkaluar edhe egot tona edhe mosmarrëveshjet me qëllimin e vetëm që të artikulojmë interesin shqiptarë në mënyrën sa më të mirë të mundur, që të mos përçahet vota por çdo votë shqiptare të mund të zëjë vendin e vet”, ka deklaruar Afrim Gashi.
Ai tha se pikat e deklaratës janë parimet ose shtyllat kryesore mbi të cilat do të ngritet programi i tyre zgjedhore.
“Ne edhe pse flasim dhe kritikojmë BDI-në për shkak se gjendja e shqiptarëve nuk është e mirë dhe ka shumë për tu bërë në vendin tonë andaj nuk mjafton që votuesit shqiptar ta bindim vetëm duke folur për të bëmat jo të mjaftueshme të pushtetit. Votuesi shqiptar do një ofertë dhe ne po mundohemi të dalim me një ofertë pozitive dhe oferta jonë do të bazohet në këtë deklaratë të cilën e nënshkruar para disa ditëve”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *