Dy avionë kanë rënë në kontakt në një aeroport në Japoni, duke lënë njërin me dëmtime në krahun e tij.

Një aeroplan i Korean Air – që mbante 289 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit – goditi avionin Cathay Pacific në aeroportin New Chitose në ishullin verior japonez Hokkaido të martën, tha një zyrtar i Korean Air, raporton SKynews.

Kontakti ndodhi rreth orës 17:30 me orën lokale, teksa avioni i Korean Air po përgatitej për ngritje, tha zyrtari i linjës ajrore.

Nuk kishte njeri në aeroplanin Cathay Pacific, i cili ishte i palëvizshëm në momentin e goditjes, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.
Nuk u raportuan të lënduar, tha transmetuesi japonez NTV, ndërsa nuk u zbulua zjarr apo rrjedhje karburanti, sipas një zëdhënësi të departamentit lokal të zjarrfikësve.

Një zyrtar i Korean Air tha se incidenti ndodhi kur një makinë tërheqëse, e cila po e shtynte avionin e Korean Air përpara nisjes, rrëshqiti për shkak të borës në tokë. Kjo bëri që krahu i majtë i avionit të kapte krahun e djathtë të bishtit të aeroplanit Cathay Pacific.

Në fillim të muajit, një aeroplani i “Japan Airlines” është përfshirë nga flakët në momentin e aterrimit në pistën e Tokios.

Aksidenti kishte ndodhur pasi aeroplani me plot pasagjere kishte goditur një tjetër, e që për pasojë pesë persona kishin mbetur të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *