Nënkryetari i Alternativës, Admirim Aliti në intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënës e nuk ka pritshmëri të mëdha nga qeveria teknike. Ai ka kriktuar Talat Xhaferin, për shkak se sipas tij, ai është përgjegjësi kryesor që opozita shqiptare ende nuk e ka përfaqëesuesin e vet në KSHZ.
“Talat Xhaferi deri tani ishte kryetar i parlamentit dhe ishte në fakt personi kryesor që bllokoi anëtarin në Këshillin Shtetëror Zgjedhor, që në fakt i takon opozitës. Andaj duke ditur që edhe pozita e kryeministrit vetëm për 100 ditë është një simbolikë e thjeshtë, por edhe personi i cili do të jetë kryeministër është zoti Talat Xhaferi, i cili për muaj të tërë bllokon anëtarin e opozitës shqiptare që të jetë në Këshillin Shtetëror Zgjedhor, nuk është se kemi pritshmëri të mëdha, por jemi optimistë, se në zgjedhje, kësaj radhe, opozita shqiptare do ta fitojë BDI-në dhe vërtet do kemi ndryshim esencial në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Aliti për Zërin e Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *