Admirim Aliti nga Alternativa në intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se anketat e fundit tregojnë se opozita shqiptare është në një avantazh karshi BDI-së. Ai ka shtuar se nuk duhet harruar faktin se është hera e parë që të gjitha partitë shqiptare opozitare bëhen bashkë.
“Ajo çka na bashkon të gjithëve, është se të gjithë jemi për prosperitet ekonomik, për luftë kundër korrupsionit, të cilët janë antitoda e asaj çka bën BDI-ja, ka indikacione për shumë korrupsion në qeverisjen e tyre, nuk kemi prosperitet ekonomik, thjesht BDI-ja përfaqëson vetëm shqiptarët që janë në BDI, jo edhe shqiptarët e tjerë. Ne jemi për politikë, që kur të jemi në qeveri, si opozitë shqiptare, t’i përfaqësojmë të gjithë shqiptarët, çka nënkupton prosperitet ekonomik për të gjithë shqiptarët, mundësi të barabarta të punësimit, por edhe të bizneseve private për të gjithë, e kështu me radhë”, ka deklaruar Aliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *